Një incident është shënuar në spitalin Venizelio në Heraklion të Greqisë.

Sipas mediave, nëna e një 15-vjeçari me probleme shëndetësore, nuk lejoi mjekët të kryenin punën e tyre. Kjo solli dhe ndërhyrjen e policisë.

Djali i gruas, vuante nga një problem serioz shëndetësor, e me patjetër, i duhej të kryente operacion të nevojshëm mjekësor, por ajo i ndaloi mjekët të bënin këtë gjë.

As bashkëshorti, i cili ishte dakord, nuk mundi ta bindte për të ndryshuar mendim. Zgjidhja erdhi menjëherë pasi mjekët njoftuan policinë dhe gruaja u arrestua, shkruajnë mediat.