“Cher është në fund të jetës”, shkruan sajti amerikan ‘Radaronline’. Këngëtarja 70-vjeçare është e sëmurë prej 30-vjetësh nga Epstein-Barr, një virus që i preku veshkat, i cili më pas i ka shkaktuar disa tumore në trup.

Ajo tashmë është impenjuar të ndajë pasurinë me qëllim shmangien e grindjeve mes fëmijëvë dhe familjarëve pas vdekjes së saj.

 Ajo e di që s’i ka mbetur shumë kohë për të jetuar, po rishikon çfarë ka bërë të shkuarën dhe po përpiqet të vendosë rregull të të tashmen, në mënyrë që askujt prej të afërmeve të saj të mos i mungojë gjë”, – ka rrëfyer një burim pranë këngëtares.

Siç raporton ‘Radaronline’, këngëtarja u ka blerë shtëpi fëmijëve, i ka bërë dhurata të shtrenjta të motrës dhe ka marrë të ëmën në shtëpinë e saj.