“Ndarja nga Angelina ishte si një vdekje”, këtë e ka pranuar Brad Pitt derisa ka thënë se pas ndarjes ka filluar të pijë shumë duke e “vetfajësuar” veten për prishjen e martesës së tij. Ai e quan vetën një “njeri pa emocion” i cili “ka fituar lotari, por gjithçka e ka humbur”.
Këtë e ka thënë ai në një intervistë, ku aktori 53-vjeçar e jep për herë të parë që nga ndarja me Angelina-n në shtator të vitit 2016.
Pitt në këtë intervistë ka pranuar që “alkooli” i ka ndihmuar që “të ndahet” nga familja e tij.
“Mund të pija më shumë se një rus me vodkën e tij nën tavolinë”.
“E kam fituar lotarinë dhe ende e harxhoj kohën time në gjëra të kota”, ka thënë Pitt, i cili është në një terapi.
Ai në këtë intervistë ka treguar po ashtu se ka fjetur me një shok për gjashtë javë për t’u shëruar nga ndarja shokuese.
Ai ka akuzuar po ashtu edhe karrierën e tij filmike që e ka larguar shumë nga fëmijët e tij.