Sekretari i degës së PD Durrës, Arlind Boshku ka publikuar në rrjete sociale njoftimin e trishtë për ndarjen nga jeta të një miku të tij në moshë mjaft të re.
“Ened na trishtove shumë sot!
Do të mbaj mënd gjithmonë kështu!
Vllai, miku edhe shoku im!”,– shkruan në rrjete sociale Boshku, ndërsa publikon edhe një foto të mikut të tij Ened Kosova.
Mësohet se 37-vjeçari është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak, ndërkohë që ceremonia mortore zhvillohet sot në orën 14.00, tek varrezat e reja të qytetit.
Ndarja e papritur nga jeta e agjentit doganor ka shkaktuar pikëllim të thellë tek të afërmit, miqtë e të njohurit, të cilët e kanë shprehur dhimbjen e tyre me komente të shumta në rrjete sociale.





