Tiranë, 18 korrik 2014 – Ndarja e re territoriale do të jetë me 61 njësi vendore. Komisioni Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale miratoi dje variantin e ri pas shqyrtimit të gjithë propozimeve, konsultimeve të bëra në këto muaj por dhe sugjerimeve të Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi sqaroi se harta e re ka 14 bashki më shumë në krahasim me variantin me 47 njësi të miratuar nga komisioni. Pjesë e mbledhjes së djeshme të komisionit u bë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tashmë jo më si i ftuar por si anëtar i saj. Në nisje të fjalës së tij Idrizi paralajmëroi se vota për reformën do të varej nga marrja në konsideratë e propozimeve të tyre. Në komision nuk munguan as diskutimet e deputetit Andrea Marto, sipas të cilit varianti i ri ka ngushtuar hapësirën e komunave minoritare.
Harta e re
Shtohen 14 njësi vendore në krahasim me variantin paraprak të miratuar nga Komisioni Parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale, përkatësisht qarkut të Shkodrës i shtohet bashkia e Fushë-Arrëzit, qarkut të Dibrës i shtohet bashkia e Klosit, qarkut të Tiranës i shtohet bashkia e Vorës dhe ajo e Rrogozhinës, qarkut të Elbasanit i shtohet bashkia Belsh dhe Prrenjasi, qarkut të Beratit i shtohet bashkia e Urës Vajgurore dhe Poliçani. Po kështu qarkut të Vlorës i shtohet bashkia e Selenicës dhe Konispolit, qarkut të Gjirokastrës i shtohet bashkia Libohovë, Memaliaj dhe Kelcyrë, si dhe qarkut të Fierit i shtohet bashkia e Roskovecit. Në këtë mënyrë varianti i ri ka bërë pjesë të hartës propozimin e PDIU-së për të lënë si bashki më vete Konispolin çka u mirëprit nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në variantin paraprak Konispoli ishte pjesë e Bashkisë së Sarandës. E ndërkohë që Elbasani falë dhe këmbënguljes së deputetit të zonës, Taulant Balla do të ketë 2 njësi të reja, Belshin e Prrenjasin. Një nga bashkitë për të cilat ka pasur komente por që nuk pësoi ndryshim as në variantin final është Himara, e cila mbetet e bashkuar me Horë-Vranishtin dhe Lukovën. Por kjo ndarje e re duket se nuk kënaqi shumë deputetin Andrea Marto i cili deklaroi se do të ishte më e mirë alternativa e 63 njësive, propozim i bërë më parë nga qeveria, për sa kohë që u arrit pranë këtij varianti. Kjo ndarje e re tha Marto, shkëput nga komunat minoritare shumë fshatra. Në përgjigje të tij ministri Çuçi tha se për zonat minoritare është bërë përjashtim nga prioritetet por është bërë përpjekje që të ruhet funksionalitetit si në rastin e Livardhjasë pjesë e së cilës është lënë dhe Mesopotami, në bazë të vendimit paraprak që të krijohet njësi më vete për të ruajtur përbërjen minoritare. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kërkuar shpjegime shtesë sidomos për bashkinë e Tiranës. “Bashkia e Tiranës bëhet jashtëzakonisht e madhe dhe mua më duket në kontrast me mënyrën se si do të duhet të funksionojë”, tha Petrit Vasili. Ndërsa Spartak Braho shprehu shqetësim sa i përket bashkive çame tha se “duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e termave etnike për ndarjen e re territoriale”.
Decentralizimi
Në nisje të komisionit Shpëtim Idrizi duke iu rikthyer kërkesave të opozitës, theksoi nevojën jo vetëm të një reforme territoriale por dhe të decentralizimit. Në përgjigje të tij kreu i komisionit, Bashkim Fino tha se kërkesa e demokratëve për ta nisur nga decentralizimi është e parealizueshme dhe se kjo reformë do të ndodhë me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator. Drafti i miratuar tashmë nga komisioni do të përcillet për mendim dhe në qeveri për t’u rikthyer më 23 korrik në komision kur do të marrë dhe votën finale në mënyrë që ti hapet rrugë draftit ligjor për ndarjen e re territoriale i cili votohet më pas në Kuvend më 31 korrik. Miratimi i hartës së re territoriale deri në fund të korrikut do të thotë se zgjedhjet lokale vitin tjetër do të bëhen në 61 bashkitë e reja.
Bashkitë e reja dhe përbërjet e tyre
1. Malësi e Madhe (Kelmend, Kastrat, Qendër Koplik, Shkrel, Gruemirë)
2. Shkodër (Shalë, Pult, Shosh, Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë) 3. Has (Golaj, Krumë, Fajzë, Gjinaj)
4. Tropojë (Tropojë, Margegaj, Bujan, Bajram Curri, Llugaj, Lekbibaj, Fierzë, Bytyç)
5. Fushë- Arrëz (Fushë-Arrëz, Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali)
6. Vau i Dejës (Vau i Dejës, Shllak, Temal, Vig-Mnelë, Hajmel, Bushat)
7. Pukë (Pukë, Qelëz, Rrape, Qerret, Gjegjan)
8. Kukës (Kukës, Malzi, Kolsh, Tërthore, Zapod, Shtiqën, Surroj, Bicaj, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis)
10. Lezhë (Lezhë, Dajç, Balldre, Blinisht, Ungrej, Kallmet, Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Shënkoll) 11. Mirditë (Fan, Kaçinar, Orosh, Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë)
12. Dibër (Lurë, Zall-Reç, Zall-Dardhë, Kalaja e Dodës, Sllovë, Fushë Çidhën, Kastriot, Muhurr, Peshkopi, Tomin, Melan, Luzni, Selishtë, Maqellarë)
13. Mat (Burrel, Derjan, Macukull, Rukaj, Ulëz, Baz, Lis, Komsi)
14. Kurbin (Laç, Milot, Fushë-Kuqe, Mamurras) 15. Krujë (Krujë, Fushë-Krujë, Kodër Thumanë, Cudhi, Bubq, Nikël)
16. Klos (Klos, Gurrë, Suç, Xibër)
17. Bulqizë (Bulqizë, Shupenzë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Gjoricë, Martanesh, Ostren, Trebisht)
18. Durrës (Durrës, Ishëm, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull)
19. Shijak (Shijak, Manëz, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj)
20. Vorë (Vorë, Prezë, Bërxullë)
21. Kamëz (Kamëz, Paskuqan)
22. Tiranë (Tiranë, Zall Bastar, Zall Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq, Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë, Baldushk)
23. Kavajë (Kavajë, Golem, Helmes, Synej, Luz i Vogël)
24. Rrogozhinë (Rrogozhinë, Lekaj, Sinaballaj, Kryevidh, Gosë)
25. Peqin (Peqin, Përparim, Pajovë, Karinë, Gjoçaj, Shezë)
26. Elbasan (Elbasan, Labinot Mal, Funar, Gracen, Labinot Fushë, Bradashesh, Shushicë, Papër, Shirgjan, Tregan, Gjergjan, Gjinar, Zavalinë)
27. Belsh (Belsh, Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan)
28. Librazhd (Librazhd, Stërblevë, Lunik, Orenjë, Qendër, Hotolisht, Polis)
29. Prrenjas (Prrenjas, Qukës, Rajcë, Stravaj)
30. Lushnjë (Lushnjë, Dushk, Ballagat, Golem, Hysgjokaj, Karbunarë, Fier Shegan, Allkaj, Krutje, Kolonjë, Bubullimë) 31. Divjakë (Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë, Remas)
32. Cërrik, (Shalës Cërrik, Gostrimë, Klos, Mollas)
33. Fier (Qendër Fier, Libofshë, Topojë, Mbrostar, Dermanas, Portëz, Levan, Frakull, Cakran)
34. Kuçovë (Kuçovë, Kozarë, Perondi, Lumas)
35. Ura Vajgurore (Ura Vajgurore, Poshnjë, Kutalli, Cukalat)
36. Roskovec (Roskovec, Strum, Kuman, Kurjan)
37. Patos (Patos, Zharrëz, Ruzhdie)
38. Berat (Berat, Otllak, Roshnik, Velabisht, Sinjë)
39. Poliçan (Vërtop, Poliçan, Tërpan)
40. Gramsh (Gramsh, Poroçan, Sult, Pishaj, Tunjë, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Skënderbegas)
41. Pogradec (Pogradec, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Velçan, Buçimas, Çërravë, Dardhas) Pustec)
42. Maliq (Maliq, Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtaz, Libonik, Pojan)
43. Korçë (Qendër Korçë, Voskopojë, Voskop, Lekas, Drenovë, Mollaj, Vithkuq)
44. Devoll (Bilisht Qendër, Progër, Bilisht, Hoçisht, Miras)
45. Skrapar (Çorovodë Qendër, Zhepë, Gjerbës, Bogovë, Leshnjë, Vëndreshë, Potom, Çepan)
46. Mallakastër (Ngraçan, Qendër Ballsh, Aranitas, Greshicë, Selitë, Hekal, Fratar, Kute)
47. Memaliaj (Memaliaj, Memaliaj Fshat, Buz, Krahës, Qesarat, Luftinjë)
48. Vlorë (Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë, Orikum)
49. Selenicë (Selenicë, Vllahinë, Armen, Sevaster, Kotë, Brataj)
50. Himarë (Himarë, Horë-Vranisht, Lukovë)
51. Tepelenë (Tepelenë Qendër, Lopës, Kurvelesh)
52. Këlcyrë (Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë)
53. Përmet (Përmet, Frashër, Qendër, Petran, Çarçovë)
54. Kolonjë (Ersekë, Mollas, Çlirim, Qendër Ersekë, Barmash, Leskovik)
55. Gjirokastër (Gjirokastër, Picar, Çepo, Lazarat)
56. Libohovë (Libohovë, Qendër Libohovë, Odrie, Zagorie, Lunxhëri, Antigfonë)
57. Dropull (Pogon, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm)
58. Delvinë (Delvinë, Vërgo)
59. Sarandë (Sarandë, Ksamil)
60. Livadhja (Livadhja, Mesopotam, Finiq, Dhivër, Aliko)
61. Konispol (Konispol, Xarë, Markat)
/gazeta "Shekulli"/





