Një personazh mjaft i njohur për mediat shqiptare, padyshim është dhe Arbana Osmani. Ajo ka vetëm pak kohë që është bërë nënë dhe duket se ky fakt e ka bërë atë më të ndjeshme dhe ja ka dobësuar pak zemrën.
E ndërsa detyrohet të qëndrojë larg të birit për arsye të punës, për të kjo është ndarja më e vështirë.
Këtë gjë e ka thënë parmesh një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.
“Më e vështira mirupafshim, gjithë ditën, çdo ditë”, shkruan Arbana teksa mban të përqafuar djalin e saj Jonin.