Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se ditën e nesërme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen imazhet për Margarita Xhepën.
Kujtojmë se aktorja Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.
Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, e cila ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”