Sot paradite në orën 11:00 do të bëhen homazhet për kompozitorin e njohur të muzikës shqiptare Aleksandër Lalo. Homazhet në nder të kompozitorit do të mbahen te Radio Televizioni Shqiptar, ndërsa më pas në orën 13:00 do të përcillet për në banesën e fundit.
Lalo ndërroi jetë mbrëmë pas një ataku kardiak duke lënë një boshllëk të madh, jo vetëm te familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe të artistët dhe muzika shqiptare.
Profesori ishte shtruar në spital mesditën e djeshme, 6 orë para se të ndërronte jetë, për shkak të një arresti kardiak. Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash mjaft të dashur për publikun shqiptar.