Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Kryetarit të Dhomës Z. Andrea Xhavara.
Në një njoftim në faqen e saj në Facebook, DHTI Durrës thotë se sot komuniteti i biznesit ndjehet i tronditur për ikjen e parakohshme të Andrea Xhavara.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është krenare dhe përherë falënderuese për kontributin e Z. Andrea Xhavara, në vite në drejtimin dhe në mbështetje të Dhomës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës çmon tejmase kontributin që Z. Andrea Xhavara, ka dhënë në fuqizimin e biznesit në Shqipëri dhe në zhvillimin ekonomik të vendit në veçanti.
Në këtë moment të vështirë i ndodhemi pranë dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes për këtë humbje të madhe”.





