Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan George HW Bush.

Kreu i Shtetit shkruan në Twitter se Bush ka qenë një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve.

"Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP," shkruan ai.