Spitali i Durrësit i ka kushtuar një postim të ndjerë doktoreshë Teuta Kacani (Domi), mjekja nga Durrësi që u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Doktoresh Teuta punoi gjithe jeten e saj me ndershmeri e perkushtim ne sherbim te shendetit te qytetareve durrsak dhe jo vetem, te cilet e deshen dhe e respektuan shume”, thuhet ndër të tjera në postim, për doktoreshën që u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes.

Postimi i plotë:

Mbreme u nda nga kjo jete Doktoresha Teuta Kacani Domi, shoqja dhe kolegja jone e mire.
Doktoresh Teuta punoi gjithe jeten e saj me ndershmeri e perkushtim ne sherbim te shendetit te qytetareve durrsak dhe jo vetem, te cilet e deshen dhe e respektuan shume.
E urta, e sjellshmja, zemer bardha Dr. Teuta perçoi gjithe jeten e saj vetem urtesi e dashuri.
Me largimin nga kjo jete te saj, ne shoqet dhe koleget e saj humbem mikeshen tone te dashur dhe kolegen e nderuar.
Ngushellime familjes se nderuar te saj !
U prehte ne paqe shpirti yt i paster e dashur Teuta