Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan konfirmoi të hënën vdekjen e klerikut që jetonte në SHBA, Fethullah Gulen, i cili konsiderohet përgjegjës nga Ankaraja për një përpjekje për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, duke e përshkruar atë si udhëheqësin e një “organizate të errët”.
“Vendosmëria e kombit tonë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe ky lajm për vdekjen e tij nuk do të na çojë kurrë në vetëkënaqësi”, tha Fidan në një konferencë për shtyp.
Fehtullah Gylen ndërroi jetë sot në moshën 83-vjeçare.