Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta  të gazetarit të njohur Artjan Tepelena.

Në postimin e tij Basha teksa evidenton cilësitë e vyera të gazetarit, i shpreh ngushëllimit e sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit.

“Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!”, shprehet Basha,