Për ndarjen nga jeta të kryetarit të shoqatës patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko, ka reaguar edhe kryetari i degës së Durrësit për këtë shoqatë, njëherazi kandidati për deputet Florian Tahiri.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ngushëllime familjes dhe tre cunave të mrekullueshëm që ka lënë pas”,- shkruan Tahiri,

Më tej, kandidati Tahiri, vlerëson kontributin e dhënë ndër vite nga Hektor Sejko për zgjidhjen e çështjes çame, ndërsa njofton se në respekt të tij anulohen aktivitetet politike që do mbaheshin gjatë ditës së sotme.

“Covidi nuk e kurseu luftëtarin e përkushtuar ndaj Çështjes Çame, duke i ndërprerë në mes angazhimet e tij dhe shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm për familjarët, por edhe për miqtë, kolegët, anëtarët e komunitetit çam dhe këdo që e ka njohur nga afër Hektorin.

PS. Për respekt të Hektorit aktivitetet e sotme politike do të anullohen.” – shkruan Tahiri.

Hektor Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.

Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë Hektor Sejko kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria. Të Zotit jemi dhe…

Posted by Florian Tahiri on Saturday, April 10, 2021