Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Basha shkruan në rrjete sociale se ai ishte përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurt, ndërsa thotë se Rumsfeld do të përkujtohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurt, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan! U prehtë në paqe!”