“Klubi Neokadare” i gjimnazit jopublik “Rilindja” Durrës, ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Sot, më 1 Korrik 2024, u nda nga jeta gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Kjo është një humbje e madhe për mbarë botën shqiptare, por trashëgimia e tij letrare, mendimi i thellë e i bukur, modeli i shqiptarit që ai i prezantoi botës, do të mbeten thesare të çmuara për çdonjërin nga ne!”, shkruan ndër të tjera klubi “Neokadare”.

Mesazhi i plotë:

“Klubi Neokadare” i gjimnazit jopublik “Rilindja”, shpreh ngushëllimet e tij përmes premtimit se do të ecin në gjurmët e Kadaresë.

Sot, më 1 Korrik 2024, u nda nga jeta gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Kjo është një humbje e madhe për mbarë botën shqiptare, por trashëgimia e tij letrare, mendimi i thellë e i bukur, modeli i shqiptarit që ai i prezantoi botës, do të mbeten thesare të çmuara për çdonjërin nga ne!
Klubi Neokadare, një vit më parë, i kushtoi veprës dhe personalitetit të Kadaresë projektin me temë “Në gjurmët e Kadaresë”.
Sot, humbja e Tij, na bën të ndjejmë më shumë se kurrë nevojën për të ecur në gjurmet e Tij.
U prehsh në paqe kolosi ynë!