Ndarja nga jeta e bashkëshortes së humoristit të njohur durrsak Muharrem Hoxha ishte një lajm i trishtë për banorët e Durrësit, mëngjesin e sotëm.

65-vjeçarja Jalldiz Hoxha e humbi betejën me koronavirusin. Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka reaguar me një postim në rrjete sociale pë këtë vdekje të papritur.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e Hoxhës i shprehin ngushëllimet e tyre humoristit aq të dashur për të gjithë qytetarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

“Për çdo artist, bashkëshorti apo bashkëshortja është një dominant i rëndësishëm në krijimtarinë e tij artistike, aq më tepër për një artist-aktor, arti i të cilit është kolektiv dhe ku dhe jeta e përditshme është e ngjashme me atë familjare. Ndaj fikja e një prej bashkëshorteve të një artisti-aktor është e barabartë me dhimbjen që ndjen çdo njeri për humbjen e një të afërmi.

Edhe në fatkeqësinë e kolegut tonë të nderuar Muharrem Hoxha që humbi bashkëshorten, ne marrim pjesë sinqerisht edhe me dhimbje.

Ngushëllime miku ynë Muharrem për humbjen e bashkëshortes tënde të dashur DIZI”. – shkruhet në postim.

Për çdo artist, bashkëshorti apo bashkëshortja është një dominant i rëndësishëm në krijimtarinë e tij artistike, aq më…

Posted by Teatri Aleksander Moisiu Durres on Thursday, March 11, 2021