Sot u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare Kapiten i Rangut III, Bledar Kasneci.
Për humbjen e Forcave Detare ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci.
Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve!
https://www.facebook.com/153605314688844/posts/4489593231090009/?d=n