Kreu i degës lokale të PD-së së Durrësit Igli Cara, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Tomorr Golemit, ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit.
Cara thotë se Tomorri ishte një mik i mirë, familjar model, demokrat i vërtetë dhe intelektual i përhershëm.
Reagimi i Carës:
Më trishtoi pa masë, lajmi i ndarjes nga jeta të Tomorr Golemit!
Një mik, i mirë, që u përball me sfida e vështirësi, pa e humbur asnjëherë buzëqeshjen dhe urtësinë, që e shoqëruan gjatë gjithë jetës.
Kyetari i parë i Bashkisë së Durrësit, pas viteve ’90, që solli një frymë të re, në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për qytetin.
Do të mungojë familjari model, demokrati i vërtetë, intelektuali i përhershëm, miku i mirë!
Ngushëllime familjes, të afërmve, por edhe kujtdo, që e njohu dhe vlerësoi figurën e Tomorr Golemit!
Respekt dhe mirënjohje!