Pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Drini Dobi ka reaguar ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në rrjete sociale, ministrja shprehet se ndihet e pikëlluar nga kjo humbje e madhe.

“Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit.

Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.

Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë

Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Doktor Drinit në këto momente.

U prehsh në paqe Doktor Drini”,– shkruan kreu i dikasterit të shëndetësisë.

Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini…

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, December 9, 2020