Për ndarjen nga jeta të mjekut Gerond Husi ka reaguar edhe mjekja e deputetja Klodiana Spahiu.
Në një postim në rrjete sociale, Spahiu shprehet e pikëlluar për humbjen e kolegut të saj, i cili ishte një njeri dhe profesionist i shkëlqyer, por që nuk mundi të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.
“E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.
U prehsh në paqe Dr. Geri”,- shkruan Spahiu.
E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19. U prehsh në paqe Dr. Geri
Posted by Klodiana Spahiu on Saturday, March 13, 2021





