Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Të dashur besimtarë katolikë! Papa Francesku u kthye në shtëpinë e Atit! Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit! falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
