Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kantautorit Françesk Radi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka ndarë një foto të kantautorit të ndjerë si dhe ka shkruar: “Lamtumirë Françesk!”

Kantautori Françesk ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Ai qëndroi përreth një javë në spitalin e QSUT, por nuk ja doli të mundte sëmundjen.