Pas numërimit të 587 qendrave të votimit nga 1,282 në total në qarkun Tiranë, rezultatet paraprake të votave kanë nisur të japin një pasqyrë më të qartë të ndarjes së mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të publikuara deri tani dhe duke përdorur metodën ligjore të ndarjes D’Hondt për 36 mandate, ja si parashikohet të shpërndahen mandatet në kryeqytet:
Ndarja paraprake e mandateve në Qarkun Tiranë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 92,367 vota: 17–18 mandate
- PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 66,251 vota: 12–13 mandate
- Partia Mundësia (MUNDESIA): 9,378 vota: 2 mandate
- Partia Socialdemokrate (PSD): 6,541 vota: 1 mandat
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 5,817 vota: 1 mandat
- Lëvizja Bashkë (BASHKE): 5,221 vota: 1 mandat
Partitë e tjera, ndonëse kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash, nuk arrijnë të kalojnë pragun për të siguruar mandate





