Një natë më parë, Robert Berisha pranoi publikisht atë që po përflitej prej kohësh në media, ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh.. Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit noraaistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruante ai.
Pas këtij postimi, mes komentuesve të shumtë në postimin e këngëtarit, bie në sy mesazhi që i dërgon Bleona Qereti, Robertit dhe Norës.
"Fat të mirë për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve", ka shkruar Bleona, e cila vite më parë përjetoi një divorc po kaq të bujshëm nga bashkëshorti Gani Bardha.





