Gjatë një konference për shtyp, kryediplomati i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, vunë theksin te disa çështje duke nisur nga ligji i luftës e deri te “Deti” në Gjykatën e Hagës.
Gjatë fjalës së tij Nikos Dendias e vuri theksin te disa çështje të rëndësishme mes dy vendeve.
“Është besim i madh që gjendem sërish në Tiranë. Është stacioni im i parë në Ballkanin Perëndimor, këtu ne kemi ekzaminuar raportet dy paleshe, zhvillimet ndërkombëtare dhe unë shoh që do të kemi takim interesant me Edi Ramën të cilit do t’i shpreh edhe përshëndetet e ngrohta të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Njoftojmë për vendimin tonë për përcjellin e hapësirave detare, përmbushja e kësaj procedure për ne ka rëndësi të vecantë dhe çështja e detit do të zgjidhet në gjykatën e Hagës. Kjo dërgon një mesazh të rëndësishëm për të përshpejtuar hapat për të mbushur cështjet teknike në cështjen e Hagës.
Marrëdhëniet tona janë duke u zhvilluar shumë mirë, madje edhe miratimi i ligjit për luftën ne duhet të bashkëpunojmë dhe të mbyllet sa më shpejt. Të diskutojmë për cështjet praktike. Mos krijojmë çështje të pazgjidhshme që do të pengojë integrimin e Shqipërisë në proceset integruese në BE.
Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë urë lidhëse mes dy vendeve dhe për këtë arsye ne duhet ët diskutojmë çështjet që i referohemi dy grupeve shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe grekët në Shqipëri.
Kurse për pensionet ne ramë dakord që të diskutojmë dhe të zgjidhim këto çështje për njerëz që kanë kontribuar në ekonomitë reciproke”, tha Nikos Dendias.





