Një adoleshent italian ka mbetur i plagosur pas një sherri midis disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale.

Nexhat Kica 20 vjeç ka qëlluar me thikë 17-vjeçarin Italian në komunën Villa San Giovanni në provincën Reggio Calabria, teksa ky i fundit kishte ndërhyrë për të qetësuar sherrin.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë lëndime të rënda në mëlçi por jashtë rrezikut për jetën.

Nexhat Kica resident në Villa San Giovanni, është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje, ndërsa 2 shqiptarë të tjerë dhe 2 të mitur italianë të përfshirë në konflikt janë në gjendje të lirë.

Një nga dy italianët është akuzuar edhe për mbajtjen e armëve të ftohta pasi iu gjet një thikë. Policia po punon për identifikimin e të rinjve të tjerë të përfshirë në konflikt.