Në një postim në rrjete sociale, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka publikuar momente nga puna për reabilitimin e kuartalit në lagjen 1, tek ish-Kirurgjia.

Ndërsa falenderon komunitetin për bashkëpunimin gjatë këtyre ditëve të punës ajo njofton se “së bashku me strukturat e njësive administrative po verifikojmë çdo lagje që ka nevojë për mirëmbajtje, për të nisur punën me to në vitin 2026”.

Postimi i plotë:

Kemi filluar ndërhyrjen për reabilitimin e kuartalit në Lagjen 1, tek ish-Kirurgjia, një angazhim i marrë me banorët e zonës disa muaj më parë.

Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin gjatë këtyre ditëve të punës në këtë rrugë.

Së bashku me strukturat e njësive administrative po verifikojmë çdo lagje që ka nevojë për mirëmbajtje, për të nisur punën me to në vitin 2026.