Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është duke “shpejtuar” që para sezonit të shirave të mbyllë një prej investimeve më të rëndësishme në Durrës.
Kjo ndërrmarrje ka nisur pastrimin e tubacionit kryesor të rrugës “Egnatia” pikërisht në segmentet ku shkaktohen përmbytje masive në rrugë.
Puna që ka nisur paralelisht me rikualifikimin e të gjithë zonës ka hasur vështirësi në sistemin e kanalizimeve që është i bllokuar. Për këtë shkak janë duke punuar mjete të rënda dhe qarkullimi rrugor ka patur veshtirësi.
Kreu i bashkisë, Vangjush Dako, i kontaktuar nga Durreslajm, tha se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për veshtirësitë që po kalojnë deri në finalizimin e këtij investimi shumë të rëndësishëm qe i jep fund përmbytjeve në këtë zonë.
K.H.





