Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi sot feston 91-vjetorin e lindjes.
I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, Gjergj Vlashi është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar rreth 50 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.
Njohës i disa gjuhëve të huaja, Gjergj Vlashi ka sjellë në gjuhën shqipe një varg botimesh me përkthime nga autorë të njohur si Franz Kafka, Jose Saramago, Agata Kristi, Dino Buxati, shkrimtarë rusë, italianë, austriakë, spanjollë, portugezë dhe hispanoamerikanë te shekullit te XX-te, etj.
Librat e tij janë botuar edhe në Kosovë dhe në Itali.
Regjisori i shquar i varietesë jeton mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Spanjës dhe Durrësit, qytetit të tij të lindjes.
Përgatitën: Tristan Sherifi, Gëzim Kabashi