Për qeverinë e Kosovës, kryeministri Rama tashmë cilësohet si ndërkombëtar dhe jo si kreu i qeverisë shqiptare.

Gafën e ka bërë  zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, i cili gjatë një interviste për mediat e Prishtinës teksa pyetet nëse kanë komunikuar me Ramën për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA, thotë se “Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për tia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës.

Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për tia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marroë vendime autonome. Nga ana tjetër ti vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës.