Kryeministri Rama mori pjesë në mbledhjen e radhës së Komiteteve që kanë për qëllimin ngritjen e nivelit të arsimit të lartë në vend, përmes bashkëpunimit me universitetet europiane.
Rama u shpreh për arritje inkurajuese deri me tani.
Në mbledhjen e radhës u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.





