Mbrëmjen e djeshme disa zona të Durrësit duke përfshirë lagjet kryesore në qendër të qytetit dhe zonën e Vollgës, mbetën pa energji elektrike për rreth gjysmë ore.

“DurrësLajm” mëson nga burime zyrtare të OSSH-së Durrës, se ndërprerja e furnizimit me energji ka qenë si pasojë e stakimit të linjës 220 kilovolt që menaxhohet nga OST.

Pra, ka qenë një avari e linjës kryesore që furnizon gjithë rajonin, nuk ka pasur defekt apo avari në Durrës.

LAJM I LIDHUR: