Ndërprerja e energjisë elektrike në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të sjellë probleme në furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit gjatë ditës së nesërme.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të ndërprerjes se energjisë elektrike nga ora 08.00 deri në 13.00 në linjën e transmentimit 110 kilovolt për arsye remonti, nuk do të punojnë të dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Njoftimi i plotë:

Ujësjelles Kanalizime Durres njofton abonentet se gjate dites se neserme 31.3.2022  mund te kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem.  OST do te stakoje energjine elektrike nga ora 08.00 deri ne 13.00 ne linjen e transmetimit 110 kilovolt per arsye remonti. Nga stakimi I energjise elektrike gjate ketij orari nuk do te punojne te dy stacionet e pompave ne Fushe Kuqe dhe Fushe Milot.”,

Ujesjelles Kanalizime Durres kerkon mirekuptimin e qytetareve nese do te kete probleme  te furnizimit me uje.

Faleminderit!