Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë durrsakët se gjatë ditës së sotme do ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm për lagjet e qytetit bregdetar.
Shkak është bërë stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe.
NJOFTIMI
Per shkak te stakimit te energjise elektrike ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe nga ana e OST, sot do te kete kufizime te furnizimit me uje te pijshem per lagjet e qytetit te Durresit. OST ka njoftuar se do te nderprese energjine elektrike nga ora 08.00 deri ne oren 16.00.
UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkoheshme!





