Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar sërish Rusinë se është duke e përdorur gazin si “armë”, akuza të cilat vijnë nën dritën e ngjarjeve të fundit ku Moska ka vendosur të ndërpresë furnizimin përmes Nord Stream One.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, bëri me dije se SHBA ka bashkëpunuar me BE, me qëllim shmangien e krijimit të një situatë emergjence mungese gazi.

“SHBA dhe Evropa kanë bashkëpunuar për të siguruar furnizime të mjaftueshme në dispozicion. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, depozitat evropiane të gazit do të jenë plot deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë”, thuhet në deklaratë.