Pjesa më e madhe e nuseve nuk do të lejonin askënd dhe asgjë që t'u prishte ditën e tyre të madhe, por jo kjo që shihni në foto.
Vajza është një gazetare e devotshme dhe sapo një tërmet goditi zonën, ajo la dasmën, mori mikrofonin e nisi të raportonte nga vendngjarja.
Kjo që shihni në foto është Chen Ying. Jo vetëm që vajza nuk u tmerrua nga tërmeti që ka vrarë deri tani 150 persona në Kinë, por bashkë me kameramanin, bënë dhe intervista në rrugë për të marrë opinionin e kalimtarëve.





