Pas rënies ekstreme të temperaturave dhe reshjeve të dëborës që përfshinë një ditë më parë disa zona të vendit, moti ka pësuar një përmirësim të lehtë ditën e sotme.
Në Qarkun e Korçës reshjet e dëborës u ndërprenë, por termometri gjatë natës ka qenë në minus 11 gradë Celsius. Sipas Autoritetit Rrugor, në këtë qark lëvizja bëhet pjesërisht me zinxhir në akset Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë, si dhe në rrugën e Dardhës.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në kilometrat e fundit të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.
Si pasojë e motit të keq me erëra të forta vijon të ketë probleme në rrjetin elektrik. Shkodra dhe rajoni i Burrelit janë më të prekurit, ku rreth 50% e fiderave janë stakuar për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.





