Gërmimet arkeologjike tek ish-markata e vjetër e Durrësit, në krah të Postës Shqiptare janë ndërprerë përkohësisht.
Drejtuesja e kësaj ekspedite arkeologjike, Brikena Shkodra konfirmon për “DurrësLajm” se objektet e gjetura janë mbuluar për t`u mbrojtur nga faktorët natyrorë dhe se nisja e ekspeditës do të rifillojë përsëri vitin e ardhshëm .
Sipas arkeologes përveç varreve mesjetare dhe shtresave të para të dyshemes të një ndërtimi nuk janë evidentuar zbulime të tjera me interes studimor, për shkak se hapësira ku janë përqëndruar gërmimet ishte e vogël.
Kjo është ekspedita e dytë që arkeologia Shkodra po zhvillon në qytetin bregdetar, pasi pak muaj më parë, gërmimet ishin përqendruar tek Forumi Bizantin.