Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve te dendura të shiut i gjithë rrethi i Krujës  është përfshirë në avari ku mbeten mbi 6000 banorë pa drita, stafi i OSHEE është në gatishmëri për lokalizimin e defekteve nëpër zona problematike ku një pjesë e mirë e problematikave janë zgjidhur.

Problematike mbetet situata për afro 3000 banorë të qytetit të Krujës, Malësia, Borizanë, Bilaj dhe Luz.

Duhet theksuar dhe një herë që si pasojë e mungesave të punonjësve këto grupe pune të OSHEE janë të detyruar me raste të punojnë 24 orë.