Zyrtarët në Kubë kanë njoftuar se ka pasur një ndërprerje të përgjithshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin, i cili ka rreth 11 milionë banorë. Ministria e Energjisë dhe Minierave tha se kishte pasur një shkëputje të plotë të rrjetit elektrik të vendit dhe lajmëroi se po kryente një hetim.
Incidenti, i cili nuk është i pari, por duket të jetë një nga më të këqijtë, vjen ndërsa krizat energjetike dhe ekonomike përkeqësohen. Mediat shkruajnë se presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel paralajmëroi të premten se ishulli nuk kishte marrë naftë për më shumë se tre muaj dhe se po funksiononte me energji diellore, gaz natyror dhe termocentrale.
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike një javë më parë goditi anën perëndimore të ishullit, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike. Kuba i ka atribuar problemet e saj bllokadës energjetike të SHBA-së. Presidenti Donald Trump madje kishte paralajmëruar në janar për vendosjen e tarifave për çdo vend që do të shiste ose furnizonte naftë në ishull.





