VLORE,15 shtator 2013 – Ndeshja në Vlorë është ndërprerë që në minutën e 37-të, për shkak se është goditur me grusht në triubunën VIP presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.
Sipas informacioneve nga Vlora, kreu i klubit korçar është goditur nga një tifoz i pranishëm në tribunën VIP. Një lojë brenda normales është zhvilluar gjatë kësaj kohe, edhe pse në tribunat e stasdiumit sharjet në kor të tifozërisë vendëse nuk kanë rreshtur kundrejt lojtarëve dhe drejtuesve të juglindorëve.
Në këto 37 minuta është shënuar një gol, me autor Ardit Shehajn.
/Panorama/





