Procesi i numërit të votave është ndërprerë në të katra KZAZ-të ku janë grumbulluar kutitë e votimit për bashkinë e Durrësit.
Kjo për shkak se komisionerët kanë qenë të lodhur. Procesi pritet të fillojë sërish në orën 10:00.
Deri më tani janë numëruar 53 kuti nga 324 ku kryeson kandidatja e PS-së, Valbona Sako, 5904 vota, ndërsa Valbona Sakollari e BD-së, 834 vota.
Ndërsa në qytetin e Shijakut procesi i numërimit të kutive nuk ka nisur fare, pasi janë largua përfaqësuesit e OSCE. "DurrësLajm" mëson se edhe procesi i marrjes së kutive në administratë ka qenë shumë i ngadaltë.





