Për të disatën javë me radhë, janë ndërprerë që në nisje punimet e seancës plenare të Kuvendit.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi po fliste për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi në protestën e 26 majit, kur Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën me arsyetimin e po fliste jashtë rendit të ditës.
Kjo solli shumë deputetë të opozitës pranë foltores duke bllokuar punimet.
Kryetari Ruçi e quajti këtë veprim një “ritual të përjavshëm” të opozitës dhe ndërpreu seancën plenare, ndërkohë që Vokshi vijoi fjalimin e saj me një lidhje direkte në rrjetet sociale.
“Me sa duket u vajti ora e Facebookut, ndërpritet seanca për 30 minuta”, tha Ruçi duke shtuar “mund të vazhdoni në Facebook.”





