19 maj 2015 – Sot ka nisur sërish gjyqi ndaj 9 imamëve të cilët akuzohen për rekrutimin e mbi 70 personave me qëllim që t’i dërgonin në luftën për xhihad në Siri.
Edhe sot, ashtu si herën e shkuar në gjykatë kanë shkuar mbështetës të të akuzuarve për xhihad të cilët mbanin të veshura bluza me mbishkrimin “Jam krenar që jam mysliman”.
Por gjykata ka vendosur që lejimi i tyre në sallën e gjykimit nuk është i ligjshëm dhe menjëherë pas largimit të tyre nga salla e gjyqit ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca e radhës, e cila më vonë u ndërpre.
Shkaku ishin 9 të akuzuarit të cilët braktisën sallën, duke thënë : "Nuk i njohim ligjet tuaja, njohim vetëm Allahun".
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/