Është publikuar fotoja e 32-vjeçari Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr.3 të Tiranës, mbrëmjen e djeshme.
Paraprakisht dyshohet se i riu vdiq pas një ataku kardiak.
Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.
Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Lear Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.






