Konspiracionisti Alfred Cako ka reaguar për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Cako hedh dyshime mbi ngjarjen duke shkruajtur se erdhi në mënyrë misterioze.

Cako shkruan se “grindej” shpesh me Myftarajn por bashkoheshin në një pikë, tek teoria e Shqipërisë së madhe.

Por pavarësisht polemikave, vijon Cako, Myftaraj ishte një atdhetar i fort i Shqipërisë dhe një mik i kamotshëm i konspiracionistit.

Postimi i Alfred Cakos:

Paska vdekur miku im i kahmotshem Kastriot Myftaraj, ndoshta ne menyre Misterioze por mbetet per tu pare. Perkunder polemikave qe kisha me te dhe grindjeve qe kemi patur koheve te fundit, mund te them se jemi pajtuar ne nje pikë, Ajo tek Shqiperia e Madhe, vetem se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskes kurse un mendoj akoma se ajo vjen nga Zyret e Illuminatit.

Ne fund fare Ishte njeri i mire dhe atdhetar i fort i Shqiperise. Ju lehtsoft shpirti i tij me driten e Perendise. Te gjith do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nese jo Sot ateher Neser Po se Po. Zoti e Bekofte Popullin Shqiptarë.