Tre vjetori i martesës e gjeti vetëm Amanda Kloots, gruan e aktorit kanadez, Nick Cordero, i cili në muajin korrik humbi jetën për shkak të Covid-19.
Në një postim në Insragram dy ditë më parë, Kloots ka ndarë me ndjekësit e saj një video me të gjitha fotot e dasmës së tyre, ndërsa në sfond dëgjohet teksa këndojnë së bashku këngën “Not far away”, e cila u la përgjysëm nga Nick, por Amanda e ka përfunduar pas vdekjes së tij.
“Gëzuar 3 vjetorin, Nick. Për dhuratë, po të jap muzikën tënde “Not far away”. E di që ti do ta dashurosh dhe do ndihesh shumë krenar. Nick dashuronte të shkruante, e të regjistronte muzikë. Ai ndihej gjithmonë i nervozuar deri sa të publikohej një këngë. Tani arrij ta kuptoj se si është të publikosh një këngë sot. Është zemra dhe zëri jot, që bota ta dëgjojë. Dëgjojeni duetin tonë tani”, shkruan Kloots. Cordero dhe Kloots, kanë një djalë 1 vjeç nga martesa e tyre.





