Presidenti Ilir Meta i ka akorduar Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, gjeneralit Ndriçim Sallaku, i cili pak ditë më parë humbi betejën me Covid në moshën 55-vjeçare.
Meta thekson se dekorata i është dhënë në mirënjohje për lerat e larta atdhetare e njerëzore, që Sallaku shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike e shkencore.
“Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut. I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!”, shkruan Meta në Facebook.
Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e…
Posted by Ilir Meta on Sunday, March 21, 2021





