Një 21-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Infektiv pasi ishte i infektuar nga Covid-19.
I riu ishte nga Fieri dhe vuante edhe nga talasemia. 21-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë prej disa kohësh.
Mësohet se i riu ishte sjellë me urgjencë nga qyteti i Fierit dhe ishte në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin.





